DYLON

Skitaret kosovare sjellin medalje nga gara ndërkombëtare, “Olludag 2020” në Turqi

Skitaret kosovare sjellin medalje nga gara ndërkombëtare, “Olludag 2020” në Turqi
Avatar photo Elife Sherifi

Lirika Deva dhe Elena Hoxha fitojnë medalje në garën ndërkombëtare “Olludag 2020”, qe po mbahet ne Turqi. Skitaret kosovare, Lirika Deva dhe Elena Hoxha, kanë fituar medalje në garën ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet për grupmosha të reja në Olludag të Turqisë.

Deva fitoi medaljen e artë, ndërsa Hoxha të bronztën në grupmoshën U-14, disiplina sllallom.

Lirika pati kohën 1:18.88 sekonda nga të dyja lëshimet, ndërsa Elena pëfundoi me kohë 1:22.43 sekonda. Në këtë grupmoshë, Enxhi Sefaj doli e shtata me kohë 1:24.64. Pjesëmarrës ishin 17 garuese.

EkoHigjiena

Afër medaljes ishte edhe Kiana Kryeziu në U-16, disiplina sllallom, duke dalë e katërta. Në këtë grupmoshë, e pesta doli, Etna Nura, kurse Eva Deva ishte e shtata.

Në konkurrencën e meshkujve (U-16), Dren Spahiu doli i dhjeti nga 16 garues, kurse Klos Vokshi në U14 ishte i pafat, pasi doli nga shtegu.

Nesër vazhdojnë garat në sllallom të madh.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.