“Skifterat”: Stadiumi të emërohet me emër të komandantit Agim Ramadani – Katana

“Skifterat”: Stadiumi të emërohet me emër të komandantit Agim Ramadani – Katana

Në rrjetet sociale dhe në mesin e sportdashësve e tifozëve po diskutohen emra të ndryshëm të mundshëm për Stadiumin e Qytetit në Gjilan, figurave simbolike të futbollit gjilanas.

Por, më tepër të zëshëm në lidhje me këtë çështje janë tifozët gjilanas, ata që janë aktivë gjithmonë në përkrahje të klubeve gjilanase, Dritës dhe Gjilanit.

Tifogrupi bardh e kuq që përkrahin Gjilanin, Skifterat kanë një propozim për emrin e stadiumit të qytetit, atë të komandantit Agim Ramadani – Katana.

Ky emër sipas njërit nga tifozët e këtij klubi, Burim Korça është më unifikues për qytetin, ndërsa stadiumi mund t’i mbajë edhe dy emra, sikurse ai Italian dhe dy klubeve Milan-Inter.

“Ne skifterat tregohemi shume sportive dhe mendojmë që ky stadium duhet t’i ketë dy emra ose të shfrytëzohet për shembull mundësia siç veprojnë klubet e mëdha nëpër botë Milan dhe Inter, që cili të luan vendas ka emrin e tij edhe stadium. Ne gjithmonë kemi përkrahur idenë që stadiumi I qytetit të mbajë emrin e komandantit Agim Ramadani – KATANA, si emër më unifikues për qytetin, por që edhe ekipi tjetër lokal kanë propozimin e tyre me plot të drejtë emrin e Presidentit të tyre Selami Osmani – Bezi. Prandaj, personalisht mendoj se kanë të drejtë dhe stadium mund ti ketë të dy emrat varet se cili ekip luan vendas”, ka thënë një nga tifozët Burim Korça.

Përndryshe rekonstruktuimi i stadiumit ,kap shifrën e 6 milionë euro, ndërkaq deri tani janë të siguruara e të kontraktuara 3.2 milionë euro.

Ky projekt është parë i mirëseardhur dhe tejet meritor për qytetin e Gjilanit nga futbolldashësit, futbollistët, udhëheqësit e klubeve e punëtorët e tjerë sportiv.

Rindërtimi i stadiumit pritet të bëhet në të gjitha hapësirat, tribinat, pjesët përcjellëse dhe në tërë infrastrukturën sportive. /Elife Sherifi/

KOMENTE