Tifozët e SC Gjilanit, “Skifterat” këtë vit mbushin 20 vite që nga themelimi apo dy dekada të ekzistimit të tyre në tifo skenën shqiptare.
“Kuqebardhët” kanë paralajmëruar një organizim madhështor për të kremtuar përvjetorin jubilar.
Në rrjete sociale tashmë po qarkullon edhe logoja e eventit, e cila është shpalosur edhe në koreografinë e tyre në derbi ndaj rivalit lokal (Drita).
“20 vjet nder” dhe me simbolin e “Skifterit” është logoja që tashmë ka pushtuar rrjetet sociale. Llogo me shkrimin 20 vjet me hash-tagun, #20YEARSOFHONOR tashmë është vendosur në profilet e facebook-ut të tifozëve gjilanas.
Kësaj feste iu ka bashkuar edhe trajneri i Gjilanit, Gentijan Mezani. Ai ka vendosur këtë shenjë në profilin e tij personal në Facebook.
Ky veprim konfirmon edhe njëherë angazhimin dhe përgjegjësinë maksimale të trajnerit për të qenë bashkë me klubin dhe tifozët bashkë në cdo iniciativë.