DYLON

Skifteraj: Aksion për pastrimin e fshatit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Banorët e fshatit Skifteraj të dielën e kishin caktuar si ditë të pastrimit të fshatit, e kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke përgëzuar përfaqësuesit e fshatit për aksionin e ndërmarrë, ka kërkuar nga ata një angazhim më të madh që aksionet e tilla të mos mungojnë.

Njëherësh ka kërkuar që të dielën e ardhshme të merret aksioni tjetër për pastrim të pjesës tjetër rreth lumit Morava e cila aktualisht është krijuar si deponi bërlloku.

EkoHigjiena

“Unë do të mbështes në vazhdimësi aksionet vullnetare nëpër fshatra, sepse kjo praktikë ka nisur fatmirësisht nëpër shumë lokalitete me aksione vullnetare, andaj çdo herë do të jem përkrah jush”,  ka thënë Haliti. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.