DYLON

Skenari i PDK-së, ndërprerja e seancës

Avatar photo Redaksia

Një javë nuk i ka mjaftuar Partisë Demokratike të Kosovës për t’i bindur deputetët e partive tjera për ta votuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj vazhdimin e seancës konstituive të paraparë të mbahet të enjten (sot) pritet ta përcjellë fati i njëjtë i seancës së 17 korrikut.

EkoHigjiena

Por, ndryshe nga seanca e parë kur ajo u mbyll nga drejtuesja e seancës, Flora Brovina, për shkak të mungesës së kuorumit, të enjten (sot), ndërprerja e seancës pritet të ndodhë për shkak të pamundësisë së PDK-së si parti fituese që t’i sigurojë votat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Ndërprerja e seancës do t’ia pamundësonte Bllokut të partive opozitare që të vazhdojnë seancën. /Tribuna/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.