Kastat politike, në kaosin që e kanë krijuar vetë, nuk po gjejnë zgjidhje. Çdo zgjidhje qe po e pretendojnë po iu del si zgjidhje afatshkurtre dhe që nuk garanton jetëgjatësi në pushtet.
Shkruan: Ali BAJRAMI
Populli në vrojtim e sipër e duke e menduar, çka tash dhe si të veprohet?!
E keqja dhe më tragjikja megjithatë po vërehet te elektoratet e qëndrueshme politike të cilat janë hutuar dhe po vrojtojnë situatën, por si në mjegull.
Është kohë jo e këndshme për të gjithë njësojë. I gjithë populli për ndryshim, sepse me tutje kështu si është, është e kotë të vazhdohet.
Dhe cila zgjidhje iu mbetet e fundit?!
Cilado qoftë ajo forcë që e mund të keqen e sotme!
Por, athua jep garanci kjo forcë e ndryshimit përveç shpresës që e nesërmja te jete me e ndritshme?!
Epo, kjo do te jetë, sfida!
Megjithatë diçka do të evoluojë e jo të mbetet situate status quo.
Kastat e vjetra politike të vyshkura nga injoranca, nepotizmi e mediokriteti, GO HOME. Koha për ndryshimin e madh po vie.