/2L ONLINE/ – Një rigjykim ku u shpallë i pafajshëm, pasi nuk kishte asnjë dëshmi për vepër penale që i ngarkohej, e la të lirë Agron Destanin nga Lluçani i Bujanocit, por kjo u bë e mundur vetëm pasi ai mbajti burg 3 vjet, 9 muaj e 1 ditë.
Një meritë e veçantë iu atribuua avokatit të tij Vehbi Ismajli nga Gjilani, i cili në asnjë moment nuk hoqi dorë nga klienti i tij dhe bashkë me të nuk pushuan së besuari në drejtësi dhe në pafajësi.
Avokatin Ismajli e ka bvërë të ditur këtë prë Portalin 2L ONLINE, duke bërë të ditur se tani do të kenë edhe një sfidë atë të një triumf tjetër që të bëhet kompensimi për padrejtësinë që i është bërë klientit të tij.
Destani gjatë kësaj periudhe kishte lënë bashkëshorten me dy fëmijë dhe nënën e sëmurë pa asnjë të ardhur financiare, por se gjatë tërë kohës së vuajtjes së dënimit në burg nuk rreshti së besuari se do të fitojë drejtësia dhe do të dëshmohet pafajësia e tij.
Siç bënë të ditur avokati tij, së pari lënda kishte arritur tek Prokuroria Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Krime të Rënda të cilin e ka akuzuar Destanin për vjedhje të rënda të kryera në territorin e Komunës së Prishtinës. Dënimin e ka shqiptuar kjo Gjykatë, ndërsa tani pas kësaj periudhe 3 vjet 9 muaj e 1 ditë, kjo gjykatë bjenë vendim se nuk ka pasur asnjë provë që Destani të ketë qenë kryes i veprës penale për të cilën ngarkohej.
Avokati Vehbi Ismajli tregon se në asnjë moment nuk ka pasur prova që klienti i tij bashkë me tre persona tjerë akuzohej për vjedhje të rëndë grabitqare. “Ne si palë mbrojtëse kemi bërë ankesë në këtë vendim të Gjykatës dhe lënda është kthyer në rigjykim, megjithëse klienti im asnjëherëë nuk e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohej dhe prokurori i cili në shqyrtimin e rregullt kishte hequr dorë nga shumë dispozita në rishqyrtim pas tri seancave gjyqësore kishte hequr dorë edhe nga dy dispozitat e mbetura edhe atë pas vërejtjes së Gjykatës së Apelit dhe pas vërtetimit të këtyre vërejtjeve”, thotë Ismajli
Ai thekson tutje se në rishqyrtim, në deklaratën e dëshmitarëve në asnjë rast nuk është përmendur emri i të akuzuarit Agron Destani andaj Prokurori në fjalën përfundimtare kishte hequr dorë nga aktakuza për të akuzuarin Agron Destani. Ismajli tregon se ka qenë i bindur në pafajësinë e klientit të tij, duke bërë vazhdimisht ankesa dhe në rishqyrtim, pas seancave të mbajtura duke bindur Prokurorin e çështjes se i akuzuari Agron Destani është i pafajshëm dhe me asnjë provë nuk është vërtetuar se i njëjti ka qenë fajtor.
Ismajli thotë se pas gjithë këtyre peripecive ka një mesazh dhe ai është se në Republikën e Kosovës megjithatë ka drejtësi, edhe pse e vonuar por ajo doli në shesh pas gjithë këtyre viteve të mundimshme për klientin e tij.
Avokati Ismajli së bashku me klientin e tij kanë edhe një betejë tjetër, “Do të fillojmë të kërkojmë kompensim përkatës për vitet e mbajtura në burg nga klienti im, pa kurrfarë arsye. Është mbajtur padrejtësisht duke përjetuar vuajtje, e po ashtu edhe përjetimet e rënda të familjes së tij, e cila edhe ashtu jetonte në kushte të vështira financiare”, thotë Vehbi Ismajli avokati i Agron Destanit, i cili i pafajshëm mbajti 3 vjet, 9 muaj e 1 ditë burg. /2L ONLINE/