/2L ONLINE/ – Se sa shumë është e ndikuar sistemi i drejtësisë në Kosovë nga politika, aq është e ndikuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan nga paturpësia dhe “fuqia e madhe” politike (nga korrupsioni politik) e Lutfi Hazirit, duke porositur dhe ngritur aktakuza skandaloze, me motive plotësisht politike.
Shfrytëzimi dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare që po e bënë kryetar i Gjilanit, përmes joshjes së individëve në sistemin e drejtësisë, duke i punësuar familjar të prokurorëve dhe duke emëruar drejtorë politikë nëpër institucionet e komunës po ashtu familjarë të ngushtë të prokurorëve në Gjilan, është skandaloze dhe që duhet hetuar nga instancat më të larta të drejtësisë në Kosovë.
Lutfi Haziri është dashur ta kuptojë deri më tani, se asnjëherë nuk do të mund të arrijë qëllimin e frikësimit të zërave kritikues të qeverisjes së tij korruptive dhe nuk do të mund asnjëherë të na zmbrapsë nga angazhimi ynë politikë opozitar në Gjilan.
Shpikja dhe ngritja e një aktakuze nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj meje si anëtar i Kuvendit Komunal, për kinse kanosje dhe frikësim të një “Bodigardi” të Lutës dhe aktualizimi i këtij rasti që ka të bëjë nga 10 marsi 2015, tregon më së mirë mënyrën se si kjo qeverisje e korruptuar komunale, po mundohet përmes shantazheve të heshtë zërin opozitar.
Ky rast ka të bëjë, kur unë si anëtarë i Kuvendit Komunal në Gjilan isha penguar fizikisht dhe kërcënuar nga bodigardi i Lutës, në zyret e komunës së Gjilanit, gjegjësisht në drejtorinë për buxhet dhe financa, ku isha ftuar dhe shkuar zyrtarisht për të marr dokumentacionin e kërkuar lidhur me shpenzimet e ndryshme të buxhetit komunal, por që zbardhja e këtyre keqpërdorimeve të buxhetit ishte shqetësuese nga keqpërdoruesit e Lutës.
Ky rast në atë kohë, ishte proceduar me insistimin tim në Policinë e Kosovës edhe pse kisha presion të madh në atë kohë, nga hetuesit dhe nga vet prokurori i rastit, që kërkonin nga unë, që të falja sjelljen e këtij bodigardi të Lutës në mënyrë që ky rast të mbyllej dhe të mos bëhej publike, gjë të cilën unë nuk e kam pranuar.
Të nesërmen e asaj dite, ishte vet ky Lutfi Haziri që publikisht kërkoi falje ndaj këtij incidenti, duke deklaruar se anëtarët e kuvendit komunal nuk do të pengohen në punën e tyre. Por kjo kërkim falje po del që ishte mashtrim i opinionit dhe qytetarëve të Gjilani, sepse ky kryetar komune është i njohur për stilin e tij mashtrues.
Siç duket zëri im opozitar dhe denoncimi i veprave korruptive, shkeljeve ligjore dhe veprave kriminale të zyrtarëve komunal në Gjilan, është bërë i papërballueshëm për Lutfi Hazirin, qeverisjen dhe klanin e tij mafioz.
Pas shumë kërcënimeve të ndryshme nga njerëz të Lutfi Hazirit, pastaj ndërkohë tentimit edhe për të më joshur mua personalisht me interesa të ngushta, tani po tentojnë që përmes frikësimit tim personal nga aktakuzat e shpikura të prokurorisë, të më zmbrapsim.
Askund nuk ndodhë që ndaj viktimës (të sulmuarit) të ngrihet aktakuzë për kanosje dhe kërcënim (sepse ajo bëhet ndaj atij që e bënë veprën e jo ndaj atij që pëson nga vepra penale), kjo ka ndodhur vetëm në okupimin serb, kur në Kosovë viktimat akuzoheshin e quheshin separatist dhe irredentist, ndërsa kriminelët rrinin të lirë dhe bashkëvepronin me sistemin e drejtësisë.
E unë e kam një selam ndaj Lutës, se vetëm po më motivon edhe më tepër të angazhohem si anëtar i Kuvendit Komunal, për të ngritur zërin kundër formës tuaj të një qeverisje të inkriminuar në krim dhe korrupsion dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare si kryetar komune, duke punësuar familjarë të individëve që kërkojnë drejtësi ndërsa ata vet janë të zhytur në padrejtësi. Dhe Luta përmes prokurorisë aspak nuk mund të më frikësojë, sepse frika është për ata që janë zhytur në keqpërdorime, krim dhe korrupsion, e ata nuk mund të ndihen rehat dhe të flenë të qetë.
Riad Rashiti, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së