DYLON

Skadon kontrata mes dy palëve, SC Gjilani mbyll bashkëpunimin edhe me futbollistin Albin Prapashtica

Skadon kontrata mes dy palëve, SC Gjilani mbyll bashkëpunimin edhe me futbollistin Albin Prapashtica
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani mbyll bashkëpunimin edhe me futbollistin Albin Prapashtica.

“Sport Club Gjilani e falënderon Albin Prapashticën për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit.

EkoHigjiena

Pas dy edicionesh të kaluara me fanellën kuqebardh, bashkëpunimi ndërmjet klubit dhe futbollistit ka ardhur në përfundim me skadimin e kontratës mes dy palëve.

“Sport Club Gjilani shpreh mirënjohjen e sinqertë për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga Albin Prapashtica gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit tonë”, thuhet tutje në njoftimin e skuadre “kuq e bardh”.

SC Gjilani e ka falënderuar futbollistin për angazhimin e tij dhe i ka uruar shëndet, suksese dhe arritje të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.