DYLON

S’ka vullnet për t’u ballafaquar me korrupsionin

Avatar photo Redaksia

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka bërë me dije se për tri javë vetëm rreth 1 400 zyrtarë të lartë e kanë deklaruar pasurinë ose rreth 30 për qind. Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se nuk janë duke mjaftuar apelet e vazhdueshme që zyrtarët të mos i presin ditët e fundit për t’i deklaruar të ardhurat e tyre. “Nuk jam i kënaqur. Kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë pune deri në përfundim të afatit ligjor (31 mars) për deklarimin e rregullt të pasurisë dhe vetëm rreth 1 400 zyrtarë të lartë e kanë deklaruar pasurinë ose rreth 30 për qind nga numri i përgjithshëm i obliguesve që është rreth 4 300”, është shprehur Preteni, duke shtuar se Agjencia Kundër Korrupsionit do të ushtrojë kallëzime penale ndaj atyre që nuk e deklarojnë pasurinë. “Në fillim të muajit prill ne do t’i publikojmë emrat e të gjithë atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe kundër të gjithë atyre do të ushtrojmë kallëzime penale”, ka theksuar ai.

Më tepër: http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=82661&Ctype=1

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.