Ëndrra/Politika
Ja kronologjia e një ëndrre të mirë: zgjedhjet fillojnë, procesi është ideal, sa që edhe shtetet skandinave na kanë lakmi, fiton kandidati më i ‘mirë’ të gjithë janë të lumtur që më në fund erdhe shpëtimi, këtu besoj më së shumti gëzohen ndërmarrjet lokale/nacionale. Festa fillon, urimet dhe përgëzimet vazhdojnë nja 3-4 muaj, në popull ekzaltim total, jemi në festë. Shpëtimi erdhi… tani presim mrekullinë.
Shpresa/ Ëndrra
Ëndrra jone… fenomeni i ndërmarrjeve tona (lexo të mijat) është ngritur në kulture politike. Si ka mundësi që një politikan gjatë gjithë karrierës proklamon idenë dhe konceptin e zhvillimit të qytetit ku është lindur e rritur, duke i promovuar e duke ju dhënë përparësi ndërmarrjeve lokale e sidomos ndaj atyre ndërmarrjeve që në populli shpesh ju paraqiten në zhargoni ‘kompanitë e jabangjive’.
Kllapa/(siç njihet në mes zgjimit dhe fjetjes) Presim… presim… presim… asgjë, asgjë, bash hiq asgjë… nga asgjëja nuk ke asgjë…
E vërteta/ Pas zgjedhjeve fillon jeta e vërtetë, ato pak investime që duhet t’i thithin autoritetet lokale apo qendrorë në shumicën e rasteve dështojnë për shkak të mungesës së resurseve njerëzore. Fillon ndërrimi i stafit nga rojtari e deri tek shoferi i fundit në administrata, edhe ajo përvojë e vockël që është fituar nga pushteti paraprak, prapë fillojmë nga zeroja.
Është e pamundur që të ketë zhvillim të politikave të mirëfillta socio-ekonomike, pa e ndërruar këtë mendje korruptive e nivele banale njerëzore e patriotike.
Ndryshimi/ Kërkimi i përgjegjësisë nga populli ndaj personave publike për fjalën e dhënë është sfida kryesore që duhet të kultivohet nga gjeneratat e mesme/reja. Politikane tanë kanë përgjegjësi ndaj këtij vendi, gjenerata e gjenerata kanë dhënë çdo gjë që ne të kemi sot këtë liri, prandaj sot gjeneratat e reja nuk guxojnë që të strucin kokën dhe të jene vetëm spektatorë ndaj kësaj katrahure qe po ndodh në shoqërinë tonë.
Të gjithë ne kemi përgjegjësin ndaj këtij vendi, ka ardhur koha që të mos këtë më politikanë mashtrues, të paditur etj.. Mjaft është Mjaft!!!
Ideale/ Fryma e re politike duhet që të përgatis vendimmarrësit e ri, për përgjegjësit që kanë ndaj popullit/votueseve. Ti mësojë gjeneratat e reja se shteti duhet të respektohet e vlerësohet, dhe se respektimi i ligjit duhet të jetë rruga jonë e vetme nëpër të cilën duhet ecur. Qe te ndodh kjo, ne duhet që të zgjohemi nga ky gjumë i thellë dhe të fillojmë ndryshimin nga rrethi ku jetojmë, punojmë dhe veprojmë.
Unë jam gati. E ti…?!