• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
N'rrjet Politikë

S’ka nevojë të nxisin frikë për luftë, koha e vendimeve të vështira

Redaksia 2LONLINE 13 Gusht, 2022 3 min
 S’ka nevojë të nxisin frikë për luftë, koha e vendimeve të vështira

Lutfi HAZIRI

Politikanëve iu vjen momenti që duhet të sjellin vendime të vështira dhe ajo kohë po vjen për Kosovën. Në këtë rrafsh përparësia e delegacionit tonë në tavolinën e dialogut është e madhe dhe nuk ka nevojë të mbrohemi, por nuk kemi nevojë as të shtrojmë frikë tek njerëzit, brenda dhe jashtë Kosovës se ‘Serbia do të mund nesër të zbarkojë në territor të Kosovës me forca ushtarake apo policore’.

Kosova e ka një garancion, NATO-n, duke përfshirë edhe kapacitetet tona që janë duke u ndërtuar dhe këto e bëjnë të qartë që nuk po kërcënon lufta, por po kërkohet dialogu, po kërkohet zgjidhja.

Duhet të demonstrohet që Kosova e 17 shkurtit 2008 është Republikë parlamentare, e cila garanton siguri dhe paqe për fqinjët, siguron demokraci dhe zhvillim për popullin e saj pavarësisht etnisë dhe argumentin më të fortë që e kemi pasur është që ne nuk jemi dhe nuk do të jemi kërcënim për askënd.

Deri tani, kjo qeveri deklarativisht ka një mal me fjalë, por në veprim kemi hezitime dhe kemi politikën e një hapi para e dy mbrapa. Pra, nuk ka progres drejt arritjes së atyre synimeve e premtimeve që i kanë dhënë.

Fatkeqësisht, edhe në rrafshin e brendshëm e edhe atë të jashtëm kjo qeveri ka treguar mungesë të lidershipit, mungesë të guximit politik për t’i zgjidhur problemet. Tash e 1 vit e gjysmë, nuk kemi qeverisje, por administrim. Është e papranueshme që VV e riktheu administrimin që e kemi lënë pas më 17 shkurt 2008 dhe Kosova po vuan nga kjo mënyrë e udhëheqjes. /2LONLINE/

Etiketa:Lutfi Haziri politika rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Rreth ndeshjeve të përfolura – Ja reagimi i FFK-së

29 Maj, 2023
Sport

Kosova kthehet nga Kampionati Ballkanik i Karatesë për Fëmijë, me nëntë medalje

29 Maj, 2023
Promo

Kompleksi A.R.KATANA – “Because future needs quality”

29 Maj, 2023
Gjilan

Më 1 dhe 2 qershor mbahet Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare UKZ 2023

29 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Rreth ndeshjeve të përfolura – Ja reagimi i FFK-së

29 Maj, 2023

Kosova kthehet nga Kampionati Ballkanik i Karatesë për Fëmijë, me nëntë medalje të fituara

29 Maj, 2023

Kompleksi A.R.KATANA – “Because future needs quality”

29 Maj, 2023

Më 1 dhe 2 qershor mbahet Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare UKZ 2023

29 Maj, 2023

Në mungesë kuorumi, ndërpritet sërish seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit

29 Maj, 2023

Shkolla e Mesme e Ulët “Rexhep Elmazi” në Gjilan, vendos standard të ri në tërë Kosovën!

29 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com