(2L ONLINE) – Të hënën, në shkollën fillore “Thimi Mitko” të Gjilani janë mbajtur vetëm dy orët e para mësimore. Kjo ka ndodh për shkak të një defekti në pompat e ujit të nxemjeve. Me këtë rast nxënësit janë lëshuar në shtëpi shkaku i mungesës së ngrohjes.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin 2L ONLINE, edhe Nazmi Musa, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, i cili ka thënë se megjithatë defekti është riparuar dhe nga nesër mësimi do të zhvillohet normalisht.
“Për shkak të një problemi me pompat e ujit të nxemjeve, sot në shkollën fillore “Thimi Mitko” mësimi është zhvilluar vetëm në dy orët e para, ndërkohë që nxënësit janë liruar shkaku i mungesës së ngrohjes. Kompania përgjegjëse tashmë e ka evituar problemin dhe nga nesër mësimi zhvillohet normalisht. DKA është e përkushtuar që procesi mësimor të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme për edukimin sa më cilësor të gjeneratave të reja për të dalë kuadro sa më profesionale”, ka thënë Musa për Portalin 2L ONLINE.
Ai shtoi se defektet eventuale nuk e zbehin punën e mirë që po bëhet në sektorin e arsimit në Gjilan dhe sa herë që ka të tilla, do t’i evitojnë menjëherë. /2L ONLINE/