DYLON

S’ka kuorum për seancën e orës 10:00, ftohet sërish seancë për në ora 16:00

S’ka kuorum për seancën e orës 10:00, ftohet sërish seancë për në ora 16:00
Avatar photo Redaksia

Opozita LDK e PDK, edhe kësaj here nuk iu përgjigj seancës urgjente të ftuar nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025.

Për më tepër, sot nuk ishte i pranishëm as kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu që vije nga Lëvizja Qytetare “Vatra”.

EkoHigjiena

Në mungesë kuorumi u mbyll seanca por që, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, në një konferencë menjëherë pas seancës, tha se do të fton sërish seancë, po sot, në ora 16:00.

Përndryshe, seanca e orës 10:00, u drejtua nga anëtari më i vjetër i kuvendit komunal, Ismajl Kurteshi, i cili, pas verifikimit nga sekretaria e anëtarëve prezentë dhe konstatimit që nuk ka prezencë të mjaftueshme për kuorum, e mbylli seancën.

Por, ai paraprakisht u ka bërë thirrje palëve, si pozitës (kryetarit të komunës) si opozitës, për tejkalim situate, i pari të harmonizoj buxhetin në konsultim me opozitën e opozita ta votojë buxhetin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.