DYLON

S’ka kryesues të ri, ishte vetëm një propozim e sipas statutit duhet të jenë së paku tri propozime

S’ka kryesues të ri, ishte vetëm një propozim e sipas statutit duhet të jenë së paku tri propozime
Avatar photo Redaksia

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit,  të cilën e udhëhoqi anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi, pas shkarkimit të kryesuesi Arianit Sadikut, ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të ri.

Fillimisht, drejtuesi i seancës, Ismajl Kurteshi tha se sipas statutit të komunës, duhet të jenë më tepër se dy propozime, për t’u proceduar çështja më tutje. Më pas ai kërkoi që nga anëtarët e Kuvendit të vijnë propozimet.

EkoHigjiena

Por, kryesuesi i ri i Kuvendit nuk ka mundur të zgjidhet sot, meqë ishte vetëm një propozim, Kushtrim Kadriu (Vatra) i cili u vet-propozua.

Me që, nuk pati propozime tjera , kryesuesi Kurteshi, ndërpreu punimet e seancës për të vazhduar javën e ardhshme po me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të ri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.