DYLON

(S)’ka drejtësi edhe pse e kërkojnë të gjithë atë!

Avatar photo Redaksia

Të gjithë i kanë sytë tek drejtësia, e jo pa arsye i kanë sytë tek drejtësia, sepse shpeshherë nuk gjejnë drejtësi. Jemi mësuar të diskutojmë këtë pafundësisht, takohemi me gjyqtarë, diskutojmë për nevojën dhe domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë, takohemi me prokurorë, diskutojmë për këto çështje, futemi në një institucion shëndetësor dhe aty kërkohet drejtësi, shkojmë në arsim qoftë ky i mesëm apo i lartë kërkohet drejtësi, edhe ata që janë të mbyllur brenda mureve të burgut kërkojnë drejtësi duke dërguar letra edhe tek Ministri i Drejtësisë, por edhe në zyrën time, tha kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi.

Sipas tij Prokuroria e Shtetit, është duke e forcuar komunikimin me të gjitha ato palë që shkruajnë për sistemin e drejtësisë, për ti vlerësuar shqetësimet e tyre, por edhe për të vlerësuar veprimet e bartësve të funksioneve gjyqësore.

EkoHigjiena

“Gjykatat dhe prokuroritë janë institucionet ku një profesionist i drejtësisë mund të jep kontributin më të madh, sepse brenda këtyre institucioneve ka sfida të përditshme dhe janë arena ku përballen përditë me pretendimet e palëve me procedurë”, tha Aleksander Lumezi.

Kryepsokurori i Shtetit, shtoi se ligjet që duhet zbatuar janë forca që e bëjnë njeriun të ngrejë kokën mbi mbijetesën e thjeshtë, të kërkoj e të jetë pronar, të zhvilloj dijen dhe ti gëzohet ekzistencës për të aspiruar më për shumë.
Sistemi i drejtësisë e në veçanti sistemi prokurorial i Kosovës, ka nevojë për kuadro të reja profesionale që do të jenë të guximshëm dhe integritet.
Pritjet janë më të mëdha, por që duhet të tregohet guxim edhe veprim, sepse drejtësia është e vërtetë vetëm kur vepron.

http://www.toskanapress.info/?p=2256

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.