(2LONLINE) – Vërtetë jemi popull interesant. Derisa shtypi çdo ditë është i mbushur me problemet e arsimit rreth objekteve shkollore dhe kushteve se ku mësojnë nxënësit shqiptarë, ne po ashtu çdo ditë lexojmë se si nxënësit shqiptarë bëjnë marrëzira dhe çudira në shkolla.
Shkolla është sistem i krijuar nga shoqëria për interesat e vetë shoqërisë. Por kjo shoqëri a kontribuon në funksionimin si duhet të këtij institucioni? Këtu e kemi fjalën tek arsimtarët dhe prindërit që nuk mund të kontrollojnë fëmijët dhe nxënësit e tyre. Dhe pa dyshim që shkolla e ka humbur kuptimin edukativo-arsimor dhe ka mbetur vetëm me kuptimin e arsimores, po edhe në këtë kuptim që ka mbet nuk po e bëjnë namin! Nëse i pyet nxënësit, ankohen se arsimtarët e vjetër nuk kanë metoda mësimi, ndërsa arsimtarët e rinj, varet kush ka metoda, e kush nuk ka asgjë në kokë.
Temë më vetë kjo çështje? Ndoshta dhe kanë të drejtë nëmësit për arsimtarët e tyre të rinj sepse ata qartë dallohen se ku e kanë mbaruar dhe kush ka qenë i zoti dhe më depërtues për t’i dal në skaj fakultetit me dredhia. Këtë nuk mund ta mohojmë, është fakt që po prodhojmë e prodhojmë kuadro duke keqpërdorur liberalizimin e arsimit.
Në momentin kur ju tha “stop dhuna” në shkolla, arsimtarët sikur ndërruan relacion dhe tani nuk u bëhet vonë aspekti edukativ. Dyzet e pesë minuta orë dhe u krye çështja, edhe ashtu rrogat e vogla dhe nuk po ja vlen barra qiranë. Fundja arsimtari nuk mund të edukoj fëmijën e dikujt që ja ka luajt trurin prindi në shtëpi. Dhe po kështu në shkolla incidente të njëpasnjëshme, arsimtarët fajësojnë prindërit që nuk i edukojnë fëmijët e tyre dhe nuk ndajnë kohë aspak për tu marrë me ata. Në një farë mënyre kanë shumë të drejtë, meqë sjellja e fëmijës në shkollë është pasqyrë e familjes. Prindërit tanë modernë tërë kohën diskutojnë për vetëdijesimin e popullit, e nuk janë në gjendje të vetëdijesojnë fëmijët e tyre, bile bile kërcënojnë arsimtarët për njëshat që u vëjnë si shpërblim i mos mësimit.
Prindër të dashur as kurrë nuk kemi për tu vetëdijesuar. Çdo ditë dëgjojmë për marrëzirat në shkolla si: përdorimin e drogës, alkoolit, duhani, vrasje, therje me thikë dhe çdo gjë që mendja e shëndosh nuk i bënë aq lehtë.
Tani vrasje dhe therje me thikë, por më vonë ku do na shpije kjo gjë?? Ballinat e gazetave cdo ditë mbajnë tituj nga më të ndryshmet për arrogancën dhe agresivitetin e nxënësve tanë: ”nxënësit shqiptarë me thika në autobus”, “nxënëset me kozmetik në çanta”, ”nxënësi i ngul thikën shokut” etj etj.
Mjerim kombëtar, çdo vit nga një gjeneratë më e çmendur se tjetra. Po mos të flasim për modën dhe kozmetika e nxënëseve që nuk dallon nga zojat e rënda dhe nuset shqiptare. Shkollat tona nuk dallojnë nëse janë shkolla ku shkohet për të nxënë dituri apo për të bërë sfilat mode. Psikologjia e nxënëseve është më shumë e koncentruar se si të vishen nesër për në shkollë, se sa si të përgatiten për nesër në mësim. Ka humbur respekti ndaj gjithçkahit. Më kujtohet si sot kur në klasë të katër i “mora” dy shkopinj dhe tërë klasa u qetësua për një javë reshtë, vetëm se i bija shokut të bankës me laps në dorë për ta ngacmuar deri sa fliste mësuesja. Sot hataja bëhet nëse fëmijën ja rrah dikujt, sepse është e ndaluar me ligj dhe nuk guxon arsimtari ta bëjë këtë!
Nuk jam pro dhunës në shkolla, ama pikërisht këtu krijohet dilema se mos vallë dhuna na bënte të jemi më të edukuar dhe na ndalonte nga gjërat që nuk duhet t’i bëjmë në shkollë.
Përveç “vuajtjeve” të nxënësve për objekte shkollore dhe incidenteve, risia e fundit është futja e mësim besimit në shkolla, ku jo pak zëra kundërshtojnë këtë lëndë duke pasur frikë të pa bazë kinse fëmijët e tyre do të emetojnë arsimtarin me mjekër dhe sjelljet e tij..
A nuk është më mirë të mësojnë se nuk bënë në shkollë të shkohet gjysmë lakuriq sepse tërheq vëmendjen e shokut dhe ja ikën trurin fare nga mësimi? A nuk është më mirë të mësosh se therrja me thikë është gjë e tmerrshme dhe të vret tërë jetën? Këto dhe shumë çështje të tjera janë se pse është i rëndësishëm mësim besimi në shkolla. Bile- bile është vonuar kjo lëndë, ka qenë e domosdoshme, për të zbutur sa do pak këtë gjendje që po mbizotëron në shkollat tona.
Na duhet të dalim nga kjo, se po këta njerëz nesër janë edukuesit e brezave të rinj, po këta njerëz do jenë udhëheqësit, ministrat e kryetar shteti etj.
Po mendja njerëzore nuk ka të ndalur për lloj- lloj gjëra që lindin, kur disa thonë se ne nuk i dërgojmë fëmijët në shkollë për tu bërë hoxhë, ndërkaq diskutojnë së në shkolla duhet të jetë lëndë e veçantë edukata seksuale. Dakord, nuk ka asgjë të keqe këtu ama nganjëherë aq larg shkojmë dhe aq larg hipim sa që kur biem poshtë e thyejmë kurrizin të tërin. Paramendoni tani që fëmijët tanë nuk kanë edukata seksuale në shkollë, që po bëjnë marrëzira seksi, po sikur të kishin atë lëndë dhe të fillojnë t’i praktikojnë ato, çka do bëhet!? Interesant, të mirën vështirë e mbajmë në mend dhe e kopjojmë, por të keqen , seç jemi perfekt në këtë drejtim.
Kush ka faj në këtë mes, dikur prindërit e pa arsimuar por morali në nivel?
Betim M. Sherifi
Mësimdhënës i lëndës së Gjeografisë dhe Ed.Qytetare