Federata e Futbollit të Kosovës kohëve të fundit është thirrur në përkrahjen e zyrtarëve më të lartë të UEFA-së, për mandatin 4 vjeçar të presidentit Agim Ademi.
“Çeferin në takimin që e patën me të gjithë krerët e federatave tregoi se është i njoftuar nga Ademi për gjithçka që nga fillimi dhe me këtë rast shprehu përkrahjen e fuqishme për presidentin Ademi dhe stafin e tij, duke treguar gatishmëri që t’i mbrojë në rrugën e drejt dhe të vështirë për ta mbajtur futbollin larg njerëzve të politikës dhe grupeve të interesit” shkruhet në njoftimin e FFK-së.
Indeksonline ka kontaktuar UEFA-në në lidhje me këtë çështje dhe në përgjigjën zyrtare që kemi marrë thuhet se Federata Evropiane e Futbollit nuk përzihet në punët e brendshme të Federatave.
“UEFA nuk komenton në çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e brendshme në Federata Kombëtare. Nëse flasim në përgjithësi, në rast të ndërhyrjes politike ju referojmë të lexoni statutin e UEFA-së përkatësisht artikullin 9, poashtu edhe statutin e FIFA-së” thuhet në përgjigjën e UEFA-së.