DYLON

Sistemi i shitjes së biletave jo funksional, reagon kompania “tiks.app”

Sistemi i shitjes së biletave jo funksional, reagon kompania “tiks.app”
Avatar photo Elife Sherifi

Shitja e biletave për ndeshjen  Kosovë – Angli ka krijuar shumë pakënaqësi tek ata persona që nuk kanë arritur të sigurojnë një të tillë.

Sistemi për blerjen e biletave online për këtë ndeshje edhe ne ditën e dytë që kur është hapur vazhdon të jetë jashtë funksionit.

Tashmë, ueb-faqja e autorizuar për shitje “tiks.app” ka dalë me një njoftim. Kjo faqe shkruan se janë cak i sulmeve të personave që nuk kanë arritur të sigurojnë bileta.

EkoHigjiena

Më poshtë njoftimi i “tiks.app”

“Ne si platforme kemi qene cak i disa sulmeve me ç’rast sherbimi ka qene shume limituar. Ne jemi munduar qe sherbimin te e mbajme aktiv gjate kesaj mirepo kjo gje nuk ishte e mundur. Disa prej perdorueseve kane arritur te sigurojne biletat ndersa per perdoruesit e tjere jemi duke punuar ne vazhdimesi per te riaktivizuar sherbimin.

Ndjejme keqardhje per situaten e cila eshte krijuar dhe shpresojme te kemi mirekuptimin e juaj ne kete rast.

Shpresojme qe keto akte keqdashese te ndalen sa me shpejte dhe sherbimi i shitjes se biletave te vazhdoje shume shpejte”, thuhet ne njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.