DYLON

Sipas IQMT-së kontrollet po japin rezultat pasi marketet e inspektuara po respektojnë udhëzimet për produktet e qumështit

Sipas IQMT-së kontrollet po japin rezultat pasi marketet e inspektuara po respektojnë udhëzimet për produktet e qumështit
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të MINTI-t, ka vazhduar kontrollet në markete lidhur me produktet e qumështit të identifikuara në mospërputhje në raportet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Inspektimet janë realizuar në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë dhe Fushë Kosovë, me fokus në verifikimin e respektimit të udhëzimeve për mosshitjen e produkteve të dyshimta apo të papërshtatshme për konsum.

EkoHigjiena

Sipas IQMT-së, rezultatet e kontrolleve tregojnë se marketet po i respektojnë udhëzimet e IQMT-së dhe po ndalojnë shitjen e produkteve të identifikuara si të papërshtatshme për konsum, në përputhje me raportet e AUV-it.

“Konsumatorët mbesin pjesë e rëndësishme e këtij procesi, duke raportuar çdo parregullsi apo dyshim lidhur me produktet në treg përmes platformës Viber, në numrin e dedikuar për ankesa: +383 (0) 46 311-000”, thuhet në fund të njofitmit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.