Sapuni anti-bakterial mund të parandalojë trupin që të jetë në gjendje t’i dallojë bakteret e mira nga ato të këqijat. Duke përdorur rregullisht sapun gjatë larjes ne i bëjmë më shumë dëm trupit se sa dobi, sugjeron një mjeke amerikane.
Sapuni anti-bakterial, që shpesh përmban kimikate të ashpra, heqë papastërtinë që trupi e akumulon gjatë ditës por mund të parandalojë trupin nga njohja e baktereve “të mira”.
Robynne Chutkan, pretendon se “duke u pastruar çdo ditë, ne aktualisht jemi duke e dëmtuar lëkurën e cila i mban aknet dhe ekzemat larg”.
Dr. Chutkan pretendon se trupi i njeriut ka nevojë vetëm për një “shpërlarje” shumicën e ditëve – madje edhe pas një stërvitje të djersitur.
“Papastërtia nuk shkakton sëmundje – por duke i vrarë bakteret e mira në trupin tonë ne në fakt mund ta dëmtojmë imunitetin tonë”, thotë ajo.
Gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripeve, njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm, duke i larë rregullisht duart me sapun dhe ujë të ngrohtë, por Dr. Chutkan thotë se dezinfektuesit e duarve nuk janë të vlefshëm.
“Vetëm nëse keni vizituar një të prekur me Ebola, shumica e mikrobeve në lëkurën dhe duart tuaja nuk janë mikrobe infektive që shkaktojnë sëmundje serioze; ato janë baktere të padëmshme që nuk do të ju lëndojnë”, tha ajo për Health News.
Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një raport që sugjeronte se infeksionet bakteriale ishin në rritje në nivel global për shkak të përdorimit të gjerë të sapunëve anti-bakterial.