Sipas Doganës, ja deri në çfarë vlere nuk keni detyrime të importit nëse bleni online nga jashtë vendit
Dogana e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që bëjnë blerje online nga jashtë Kosovës se dërgesat me mallra me vlerë të vogël mund të përfitojnë nga lirimi nga detyrimet e importit deri në vlerën 35 euro.
Ky lirimi zbatohet për dërgesat që dërgohen drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës tek pranuesi në territorin doganor të Republikës së Kosovës, me kusht që vlera e përgjithshme e mallrave për secilën dërgesë të mos tejkalojë shumën e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
Nga ky lirim nuk përfitojnë:
• Produktet alkoolike
• Parfumet dhe ujërat e tualetit
• Duhani dhe produktet e duhanit
“Para se të kryeni një blerje online nga jashtë Kosovës, informohuni për rregullat doganore dhe kushtet e lirimit”, thuhet në njoftimin e Doganës. /2LONLINE/
