DYLON

Sindromat dhe politikani

Sindromat dhe politikani
Avatar photo Redaksia

Ka ndonjë nga sindromat e përmendura që nuk e gjejmë të një numër i madh politikanësh??!!

Nga Reis Mirdita

Sindroma e Lolos (shërbëtorit)

EkoHigjiena

Dikur mund të flitej për individë mitomanë që lavdërimin për sojin dhe rangun e vet, donin ta lartësonin duke himnizuar dhe mbrojtur me çdo çmim, klasat më të larta shoqërore se veten e tyre.

Sot, Sindroma eLolos është sjellje patologjike që ka për veti mbrojtjen e klasave të favorizuara në shoqëri në dëm të atyre nga ku rrjedh individi. Subjekti i tillë pëson bllokim psikologjik i cili e çon të reagoj sistematikisht kundër interesave të veta dhe rangut (apo vendit) ku bënë pjesë për interesa të atyre që e shtypin dhe që përfitojnë nga ai.

Sindroma e Prokustit

Nicholas Palffy në një botim të 2014-ës thotë: „Kjo sindromë është një e keqe shumë e përhapur…“ Emrin e ka marrë nga hanxhiu i famshëm i mitologjisë greke por unë nuk do të ndalëm në qasje historike. Qëllimi është të kuptojmë pak ç’është kjo „veti“ dhe kë prekë më shumë. Palffy i ka lënë anësh më të ekspozuarit, ndoshta nguroi t’i thotë për arsye të panjohura gjer më sot. Ai i përmend të gjitha kategoritë por lenë anash më të prekurit nga kjo sindromë: politikanët. Mos vallë s’kishte dëgjuar për këta të tokave tona!?

Sindroma eStockholm-it

Pa u ndalur shumë në zbërthimin e asaj që thonë ekspertët, do të them se ky sindromë shfaqet si post-çrregullim nga traumatizmat e përjetuara si peng (por edhe i burgosur a i maltretuar pa qenë peng) që lind më tej pasoja dhe ndërlikime psikologjike.

Kjo sindromë favorizon shfaqjen e reaksioneve paradoksale, në radhë të parë: identifikim me agresorin. “Ky identifikim është një përgjigje e zhvilluar kundër ankthit dhe veçanërisht kundër frikës së vdekjes të shkaktuar nga situata”. Identifikimi i këtillë është përcaktuar nga Ferenczi si “introzheksioni agresorit, …A duhet të them se ky sindromë është i lidhur ngushtë me mekanizma të veçanta psikike në kontekstin e varësisë dhe imoralitetit.

Ka ndonjë nga sindromat e përmendura që nuk e gjejmë të një numër i madh politikanësh??!!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.