Sindikata e Policisë së Kosovës, partner në mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së gjeneratës së re policore
Kryetari i Shoqatës Sindikale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës (DPP), Besim Krasniqi, zhvilloi një takim me kadetët e gjeneratës së 63-të në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, së bashku me bashkëpunëtorë sindikalë që punojnë në këtë Akademi.
Gjatë takimit u diskutua për përfundimin e trajnimit, sfidat e profesionit të policit dhe përgjegjësitë që i presin kadetët në shërbim të qytetarëve. Krasniqi i inkurajoi ata të vazhdojnë me përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm deri në diplomim dhe gjatë gjithë karrierës së tyre.
Ai theksoi rëndësinë e Sindikatës së Policisë së Kosovës në përfaqësimin kolektiv, mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të punonjësve, si dhe në avancimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së tyre.
“Përshëndetet interesimi i kadetëve policorë që tashmë i janë bashkuar Sindikatës. Anëtarësimi në Sindikatë forcon solidaritetin, fuqizon përfaqësimin e përbashkët dhe kontribuon në mbrojtjen e të drejtave dhe avancimin e kushteve të punës. Të dashur kadetë të gjeneratës së 63-të, jeni pranë diplomimit dhe fillimit të një misioni të rëndësishëm. Krahas profesionalizmit dhe integritetit, njihni edhe të drejtat tuaja dhe rëndësinë e organizimit sindikaL. Suksese në diplomim dhe në shërbim të ligjit, sigurisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/
