Sindikata e Policisë së Kosovës mbështet punën e Policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan
Sindikata e Policisë së Kosovës, në kuadër të angazhimit të saj për të mbështetur anëtarët dhe punën e përditshme të Policisë së Kosovës, dhuroi një donacion në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Stacionit Policor në Gjilan iu dhurua një printer/fotokopje, ndërsa Drejtorisë Rajonale të Policisë, Gjilan iu dhurua një laptop, të dyja donacione për nevojat e punës.
Sipas Sindikatës, ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Kryetarin e DRP-së Gjilan, Ragip Ajeti, të cilin e falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka falënderuar donatorët për kontributin dhe mbështetjen e tyre.
“Sindikata e Policisë së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të punës dhe nevojave të zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e kësaj Sindikate. /2LONLINE/
