DYLON

Sinanin në debat publik me qytetarë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, është mbajtur debati publik me qytetarë për janar-qershor 2015.
Kryetari i komunës së Kamenicës .Begzad Sinani shpalosi punën e këtij gjashtë mujori ku prezantoi punën dhe sfidat që e kanë përcjellur deri më tani.

Ndër projektet e shumta të realizuara ishin ato në infrastrukturë rrugore Hogosht-Lisockë-Kapi,hapja e pikës kufitare në Kapi, përfundimi i shkollës në Roganë, hapja e rrugëve të malësisë së Kamenicës dhe mundësia për krijimin e vendeve të reja të punës etj.

EkoHigjiena

Pas përfundimit të prezantimit të kryetarit Sinani edhe qytetarët kenë ata që ngritën zërin e tyre ku ka pas kërkesa për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, trajtimin e ujrave të zeza, mundësia e hapjes së vendeve të reja të punës…

“Për mua është me rëndësi dhe interes që mos t’i mungoj Kamenicës infrastruktura rrugore që investuesit e interesuar të hasin në këtë pengesë, po bëjmë përpjeke që ti eliminojmë gjitha mangësitë vetëm që të ju mundësojmë atyre që janë të interesuar për zhvillim dhe mundësi për punë”. Ka thënë Sinani. /2L ONLINE/