(2LONLINE) – Kryetari Sinani po qëndron për vizitë në shtetin e Turqisë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me dy Komuna atë të Bursës dhe Komunën e Kemajl Pasha.
Sinani theksoi se Kosova e konkretisht Komuna e Kamenicës është një vend i favorshëm për biznes dhe investime nga biznesmenët Turq. Ai ftoi ata që në një të ardhme të vizitojnë Komunën e Kamenicës dhe të shohin nga afër vendin tonë, kurse Komuna është e gatshëm të ofrojë gjithçka që është e nevojshme për fillimin e investimeve.
Kryetari i Bursës Rexhep Altepe falënderoi për vizitën ndër të tjera tha se lidhjet mes popullit turk dhe atij shqiptarë ekzistojnë me shekuj, ne kemi shqiptar shumë të suksesshëm në qytetin e Bursës dhe janë të integruar në shtetin tonë por edhe shumë investitor Turq që kanë filluar të investojnë në shtetin e juaj në Kosovë. Ne jemi të interesuar dhe ju japim mbështetje në Arsim, Bujqësi dhe investime tjera në Komunën tuaj, ne me bashkëpunëtorë dhe biznesmen do të ju vizitojmë dhe të shohim nga afër se çka mund të bëjmë.
Në vazhdën e takimeve Kryetari Sinani vizitoi dhe Odën ekonomike të Turqisë dhe qytetin e Kemajl Pasha me të cilin qytet janë të binjakëzuar po ashtu u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Edhe Shoqata Kosovare në Turqi për nder të 6 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës kanë organizuar një program kulturor-artistik, pjesëmarrës ishin Zv.Kryeminstri Begjet Pacolli,Ministri Diaspores Ibrahim Makolli,Zv Ministri Arsimit Nehat Mustafa me zyrtar nga Ministria Arsimit,Kryetari Kamenicës Begzad Sinani,Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri Kryetari i Obiliqit Qazim Gashi me bashkëpuntorë. /2lonline/