DYLON

Sinani takon personelin e QKMF-së, premton mbështetje

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani,  gjatë takimit me personelin e Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ka thënë se po i viziton për tu njohur drejtpërsëdrejti me problemet e tyre,  me këtë rast u ka ofruar atyre mbështetjen e tij.

Sinani ka thënë se vlerëson rezultatet e punës  dhe kualifikimet dhe se shëndetësia  do të ndihmohet  duke i krijua kushte më të mira.

EkoHigjiena

“Unë do të mbështes çdo kërkesë të arsyeshme tuajën për QKMF-në, dhe shpresojë  që do të kemi  me ju një bashkëpunim konstruktiv për  të mirën  e qytetarëve  dhe të kolektivit tuaj” tha Sinani, për të  shtuar se  ka hy në këtë mandat për të  bërë  diçka më mirë për qytetarët e Komunës.

Nga ana e personelit të kësaj Qendre u tha se  janë  në gatishmëri të përhershme   poër të ofruar shërbime për qytetarët që ata të jenë të kënaqur  ndërsa kanë shtruan  edhe  disa çështje si nevoja  për të shtuar shërbimet në QMF në  fshatin Roganë, pastaj nevojën për kuadro  e mjete  të punës.

Nga ana e kryetarit është tërën se mundësit  për të  ndihmuar janë  pas rishikimit  të  buxhetit komunal, por përpjekjet për të  gjetur  donatorë do të jenë   të përhershme. / 2lonline/