DYLON

Sinani takon kryetarët e posazgjedhur të Këshillave Lokale të Komunës së Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka takuar kryetarët e Këshillave Lokale, të dal nga zgjedhjet e nëntorit, të mbajtura në Komunën e Kamenicës. Në ketë takim u dha një informatë rreth përmbylljes së procesit zgjedhor nga ana e komisionit zgjedhor. Ku u vlerësuan lartë këto zgjedhje të cilat ishin demokratike dhe u zhvilluan pa kurrfarë problemi. Procesi për zgjedhjen e 26 këshillave kishte filluar me 2 nëntor ndërsa kishte përfunduar me 28 nëntor.

Kryetari Sinani i uroj mirëseardhjeje kryetarëve të Këshillave Lokale, duke i dëshiruar bashkëpunim të mirë me strukturat komunale.

EkoHigjiena

”Zyra e ime është gjithëherë e hapur për kryetarët e Këshillave Lokale, për bashkëpunim me ju për të mirën e qytetarëve tanë. Për rendësinë që e kanë kryetarët e Këshillave Lokale, jemi bindur edhe më shumë gjatë problemeve në terren me rastin e realizimeve të projekteve të ndryshme, prandaj ndihma e juaj në raste të tilla është e pa zëvendsueshme“ , ka thënë Sinani.

Ai shtoi se gjatë këtyre zgjedhjeve nuk kishte ndërhy për të ndikuar në to, por, kishte dashtë që vet qytetarët t’i i zgjedhin ata individ të cilët i dëshirojnë edhe i votojn. Sinani poashtu e falënderojë edhe DEMOS-in, për kontributin që e ka dhënë gjatë këtij procesi zgjedhor të zgjedhjeve të kryetarëve dhe këshillave lokale. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.