DYLON

Sinani takon kryetarët e këshillave lokale

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Takimi i sotëm i kryetarit t[ komuns[ s[ Kamenic[s Begzad Sinani me  kryetarët ë këshillave lokale pati karakter informues, me që rast ata u informuan me funksionimin e Kuvendit komunal, qeverinë komunale, kompletimin e Kuvendit me dy komiteteve të obligueshme, Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete.

“interesi i komunës është që bashkërisht të punojmë në këtë mandat. Ne nuk do të merremi me të kaluarën, por nga  dita kur e kemi marr mandatin për të udhëhequr komunën” tha kryetari Sinani. Bashkëpunimi  i komunës  me kryetarët e këshillave lokale do të jetë i rregullt, sepse këta janë njohësit më të mirë të nevojave në vendbanimet e tyre.

EkoHigjiena

Kryetarët e këshillave lokale treguan nevojën e fuqizimit të rolit tyre, gjë që Sinani tregoi mirëkuptim. Kërkesa e kamotshme e kryetarëve të këshillave lokal ishte  heqja e shpenzimeve  për takimet e mbajtura. Kryetari premtoi se do të punohet për gjetjen e mundësisë së kompensimeve. Komuna do ti paguaj të gjitha obligimet e mbetura  ndaj operatorëve ekonomik. Disa projekte për shkaqe të ndryshme ende nuk përfunduara, do të fillojnë sa më parë.

”Kemi identifikuar problemet, disa janë të karakterit urgjent që duhet të zgjidhen sa më parë. Shembulll problemi  i mos përmbylljes së ujësjellësit: Shipashnicë e Epërme, Kopernicë, Kololleq, mos funksionimi i ujësjellësit në Koretin, etj”  u shprehë Sinani.

Komuna ka konkurruar me tre projekte në programin e ë Bashkimit Evropian “Kosova e Bukur”, që realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Probleme tjera janë edhe çështja e qenve endacak, që po paraqesin rrezik për nxënës në disa Vendbanime, si dhe çështja e deponive të egra.

Kryetarët e këshillave lokale i përsëriten  kërkesat e tyre, të cilat më herët ishin dorëzuar me shkrim.Adem Hashani ( KL Muçivërc),kërkoj sa gjatë realizimit të projekteve injorohen kryetarët e këshillit, edhe atëherë kur kanë vërejtje në kualitetin e realizimit të projekteve, që u përkrah edhe nga  kryetrarët tjerë. Sinani , në ketë rast kërkoi që ata për çdo vërejtje që kanë  kryetarët e këshillave lokale ta njoftojnë ate.  

Me diskutime u paraqiten :Fadil Kastrati,Selver Lenjani,Rexhep Morina Asllan Dërmaku ,Heset Berisha shumica e tyre kishin të bëjnë me probleme të infrastrukturës. Kryetari i KL të  Tyxhecit dhe Fadil Kastrati i KL Karaçevë e Epërme shtruan çështjen e  bartjes së nxënësve nga disa lagje të largëta  dreri në shkollat e tyre.Kjo çështje  sipas  kryetarit të  komunës do të zgjidhet me  një projekt për bartjen e nxënësve në viset rurale./2lonline/