Sinani takohet me ministrin Agani, flasin për realizimin e projekteve
/2L ONLINE/ – Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor Ferid Agani sot ka pritur në një takim kryetarin e komunës së kamenicës Begzad Sinanin, i cili falënderoi ministrin Agani për mbështetjen e deritanishme nga kjo ministri për komunën e kamenicës dhe biseduan për realizimin e disa projekteve për këtë Komunë.
“Punimin e hartave zonale dhe Revidimin e PZHK- së për krijimin e lehtësirave për investitorët e jashtëm (Energjia solare dhe Parku energjetik Kika që shumë shpejt do të fillojnë punimet),Rregullimin e parkut në qytet te banesat sociale dhe vazhdimin e projektit rregullimit i përroit të Rubovcit, kërkoj nga ju ministër që të gjeni një zgjidhje nga zyra për planifikim dhe zyra ligjore në ministrinë tuaj për fillimin e implementimit të projektit për energji diellore me panela solare në mënyrë që mos ta humbim investitorin” ka thënë Sinani.
“Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me komunën tuaj ju përgëzoj për punët që po i bëni ne do të mundohemi që t’iu mbështesim me këto projekte që ju i prezantuat tani. Ju jeni komuna e parë që keni filluar punimet e hartës zonale dhe po kemi vështirësi në implementim. Komunat tjera do ta kenë vendimin e juaj si model dhe do ta kenë më lehtë. Jam i informuar për dy investitorët që janë në kryerje të procedurave për projektet e energjisë së ripërtritshme, njëra me panela solare dhe tjetra me erë dhe do ti mbështesim në realizimin e tyre”ka thënë ministri Ferid Agani.
