Ardita Sinani, ish kryetare e komunës së Preshevës ka thënë derisa kuvendi i Serbisë nuk shpallë zgjedhjet e parakohshme lokale deri më 14 nëntor kur është ligji atëhëre do t’i shpallë partia e saj zgjedhjet paralele, shkruan Titulli.com
“Derisa Serbia i shkel ligjet për çka ne nuk do të bëjmë të njëjtën gjë. Nëse nuk shpallen zgjedhjet ne jemi të përgatitur edhe për protesta ose zgjedhje paralele”, tha Sinani.
Ajo në një emision në rtv “Presheva” ka folur edhe për shumë çështje tjera të rëndësishme si për jotransparencën e në përpilimin e projekteve për komunën e Preshevës.
Sinani u shpreh se , Shqiprim Arifi nuk ka përpiluar ndonjë projekt të vetin por ka vazhduar projektet që ka bërë gati qeverisja e Ragmi Mustafës.
BURIMI: Titulli.com