DYLON

Sinani ngushllon familjen Maliqi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në emër të institucioneve komunale të Kamenicës, Kryetari i Komunës Begzad Sinani, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes Maliqi, me rastin e vdekjes së papritur të Profesor Ibrahim Maliqit, punëtor arsimor në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Andrea Durrsaku”.

Telegram Ngushllimi
Në emër të institucioneve komunale të Kamenicës, Kryetari i Komunës Begzad Sinani, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes Maliqi, me rastin e vdekjes së papritur të Profesor Ibrahim Maliqit, punëtor arsimor në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Andrea Durrsaku”.

EkoHigjiena

Ngushllime të përzemërta drejtorit të Administratës së Përgjithshme Valon Maliqit për vdekjen e babait.

Kryetari Sinani i shpreh ngushllime edhe drejtorisë së shkollës, të gjithë kolegëve dhe nxënësve të profesorit të ndjerë Ibrahim Maliqi.

Institucionet komunale të Kamenicës, do të organizojnë mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe punës së Profesor Ibrahim Maliqit, në ora 15.00 në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 19.30 në Busavatë.

Ibra, ishte shok, koleg dhe bashkëpunëtor i yni për kohë të gjatë. Këtë vit ai u nderua me mirënjohje me rastin e 30 vjetorit të punës së tij në arsim.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për të.

Me pikëllim,
Begzad Sinani,
Kryetari i Komunës së Kamenicës