/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpuntorë, përfaqësuesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Refki Osmani dhe përfaqësuesit e kompanisë së punëkryesit kanë vizituar punimet në objektin e palestrës së sporteve në Kamenicë.
Sinani tha se ne po e përmbyllin edhe këtë projekt që ka qenë dhe është i domosdoshëm për sportistët dhe klubet e sporteve në komunën e Kamenicës, me përfudimin e këtij projekti ne do t’iu mundësojmë sportistëve, të rinjëve kushte më të mira për aktiviteteve sportive ky projekt do të përfundoj mbrenda 98 ditëve të punës dhe në vjeshtën e këtij viti Palestra Sportive do të jetë e gatshme për aktivitete sportive”.
Ky projekt është bashkëfinancim i komunës dhe Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përmbylljen e këtij projekti obligime të komunës po ashtu mbeten kyqja me ujësjellës, rrymë, kanalizim dhe rregullimi i hapsirës jashtë objektit. /2L ONLINE/