DYLON

Sinani mori pjesë në takimin e radhës së Asociacionit të Komunave të Kosovës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ku janë diskutuar një sërë temash.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe edhe Ministri i Ministrisë së Financave Avdullah Hoti, Ministri i Ministrisë së Diasporës Valon Murati si dhe nënkryetarë të Komunave të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Ministrat dhe kryetarët e komunave, kanë diskutuar për hapat që po ndërmerren në praktikë nga komunat e Kosovës dhe bashkëpunimi me ministritë përkatëse në mënyrë që të rritet efikasiteti i punës.

Ata kanë informuar kryetarët e komunave për çdo hap që është duke u ndërmarrë nga ministritë që ata drejtojnë, e që kanë lidhje me projektet e pushtetit lokal. Palët në këtë takim janë pajtuar që bashkëpunimi është çelësi i vënies në dritë të agjendës së paraparë, agjendë kjo e lidhur drejtpërdrejtë me punën që kryejnë ministritë përkatëse./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.