DYLON

Sinani mirërpet modelen Albulena Gagica

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës s[ Kamenic[s Begzad Sinani priti fituesen e spektaklit “Top Model of the World“ për Kosovë, modelen Albulena Gagica nga Kamenica e cila do ta përfaqësojë Kosovën ne Egjipt. Kryetari i uroi suksese ne planet dhe objektivat e saj.

“Mua si Kryetar më vjen shumë mirë që një vajzë nga Komuna e jonë të përfaqësojë Kosovën ne një garë të tillë ndërkombëtare, ky sukses i juaji është një sukses edhe i familjes për përkrahjen, dhe një prezantim dinjitoz i komunës, dhe ne si komunë do t’ju mbështesim dhe do te jemi pranë jush në të gjitha aktivitetet. Shpresoj që nga Egjipti të ktheheni me një trofe të merituar” tha Kryetari Sinani.

EkoHigjiena

Albulena Gagica dhe Fitim Gagica prind i saj e falenderuan Kryetarin Sinani për pritjen dhe mbështetjen e tij./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.