Kryetari Sinani ka mbajtur një takim me bordin e drejtorëve për reshjet e shiut që shkaktuan vërshimet në Komunën e Kamenicës.
Drejtori për mbrojte dhe Shpëtim Faik Rexhepaj informoi bordin për rastet e intervenimit në lokacionet: Kileve, Meshine, Desivocjë, Koretin, Topanicë, Hogosht etj. Në Krilevë është dëmtuar rruga kryesore, një urë është prishur tërësisht, ka rrezik nga rrëshitja e dheut kështu që duhet të intervenohet që qytetaret të mos pësojnë nga kjo situatë.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani kërkoi që të formohen katër komisione me nga tre anëtar, nga Drejtoria e Urbanizmit dëmet në infrastrukturë rrugore, nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim rural dëmet në bujqësi, nga Drejtoria për Shërbime Publike, dëmet që janë shkaktuar në hapësira publike.
Po ashtu u diskutuat për mundësinë e formimit të Komitetit për Mbrojte dhe Shpëtim. Ky Komitet të jetë në gjendje gatishmërie për raste emergjente./2lonline/