DYLON

Sinani mbjell 30 lule në 30 vjetorin e arrestimit nga regjimi serb

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani sot në mënyre simbolike ka mbjellur 30 lule për të kujtuar arrestimin nga regjimi serb. “Sot e 30 vite me parë pikërisht me 04.03.1986 në mëngjesin e hershëm, me disa shokë studentë të Universitetit të Prishtinës u arrestuam nga regjimi serb dhe u dënuam për Kosovën Republikë,sot në cilësinë e Kryetarit të Komunës po mbjellë 30 lule në shenjë përkujtimi, jam krenar me të kaluarën time personale dhe me të kaluarën tonë si popull në përpjekjet tona për liri e pavarësi ne çdo ditë po punojmë në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, uroj që ta duam dhe ta mbrojmë shtetin tonë që e krijuam me sakrificë e gjak”, ka thënë Sinani. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.