DYLON

Sinani kërkon përkrahje nga Tërnava për projektet e dorëzuara te Emiratet e Bashkuara Arabe

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Myftiu Naim Tërnava sot ka pritur në një takim miqësor kryetarin e Komunës së Kamenicës Begzad Sinani i cili ia prezentoi pesë projektet e dorëzuara vitin e kaluar në Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe. “Kërkoj nga ju i nderuar z.Tërnava që të shfrytëzoni takimet dhe kontaktet e juaja me vendet arabe që të siguroni donacione për projektet e komunës së Kamenicës në interes të përgjithshëm të qytetarëve tanë” ka thënë Sinani.

“Nesër unë me delegacionin tim do të udhëtojmë për në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do t’i prezentojmë projektet e komunës tuaj me qëllim të gjetjes së donacioneve në këto shtete” tha  nga ana e tij myftiu Naim Tërnava.

EkoHigjiena

Kryetari Sinani ia dorëzoi nga një projekt edhe myftiut Tërnava si atë të: Rregullimit të Stadiumit të qytetit në Kamenicë, Një projekt për Objekt Banimit Social, Ndërtimi i Poliklinikës në Renovimin dhe zgjerimin e QKMF-së, Stadiumin në Hogosht dhe Rregullimi i një Ambulante në Petroc. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.