(2LONLINE) – Kryetari i Komunës Begzad Sinani në një takim të përbashkët me drejtorët dhe përgjegjësit e sektorëve I ka bërë një vlerësim punës së deritanishme të qeverisjes së re të Kamenicës.
GKryetari Sinani ka kërkuar raport të detajizuar për çështjen e transferimit të nxënësve nga shkollat e Gjilanit në Kamenicë si edhe për incidentin që ndodhi ditë më parë në oborrin e shkollave të mesme në Kamenicë. “Pamjet që janë transmetuar nuk I bëjnë nder as Komunës dhe as Drejtorisë së Arsimit, andaj kërkoj që të adresohet qartë përgjegjësia dhe të ndërmerren masat adekuate, si kusht për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.” tha kryetari Sinani.
Komuna së shpejti do të filloj procedimin e projekteve kapitale të infrastrukturës dhe për këtë çështje u kërkua një angazhim më i madh i Drejtorisë së Buxhetit e Financave si dhe një bashkëpunim më I madh nga drejtoria e Urbanizmit. Kryetari Sinani kërkoj që sektorët e Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave të jenë më aktiv në grumbullimin e të hyrave vetanake. Në takim u theksua se borxhi i përgjithshëm vetëm nga tatimi në pronë është një milion e dyqindmijë euro.
Në takim u dha informata se për subvencionimin e grurit dhe misrit kanë aplikuar 304 fermerë nga Kamenica, ndërsa janë pranuar 40 aplikacione për makina mjelëse. Kryetari Sinani kërkoj nga drejtoria e Bujqësisë një përkushtim më të madh në kryerjen e punëve dhe detyrave të tyre. “Qytetarët të cilët e punojnë tokën janë njerëz mjaft të respektuar dhe të vlerësuar nga komuna, disa prej tyre mund të mos kenë njohuri të mjaftueshme për procedurat dhe kriteret që duhen plotësuar, andaj kërkoj prej jush që të jeni në shërbim të plotë të tyre, duke ju ndihmuar edhe nëpër sektorët e tjerë që lëndët e tyre të kompletohen ashtu siç i kërkon Ministria e Bujqësisë” tha Sinani.
Në këtë takim u fol për të gjithë sektorët veç e veç dhe u ndanë detyra e përgjegjësi për bartësit e tyre, për këto detyra kryetari kërkoj raporte me shkrim jo vetëm nga drejtorët por edhe nga përgjegjësit e të gjithë sektorëve./2lonline/