(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka takuar komandanti ne KFOR-it Topalloglu të cilin e njoftoi edhe për mbajtjen e një proteste të organizuar nga banoret e fshatit Karaqevë që do të mbahet me 01 mars prej orës 12:30, në vijën administrative.
Arsye e kësaj proteste është hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës e që është shqetësim për banoret e fshatit Karaqevë dhe fshatrave për rreth. Kryetari Sinani kërkoi nga organet e KFORI-t dhe Policisë që të kenë patrullime më të shpeshta në mënyrë që të mos përsëriten raste të ngjashme në të ardhmen. Ky problem është vazhdimësi dhe duhet të bëhet pjesë e bisedimeve Kosovë Serbi.
Sinani tha se Kamenica është një vend i qetë me njerëz të kulturuar, shumë i përshtatshëm për jetë vetëm nevojiten investimet për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja për punë.
Ndërsa, Komandanti Topaloglu (shef i LMT në gjithë Kosovën), theksoi se trupat e KFORI-t janë në gjendje të ofrojnë siguri si në veri ashtu edhe në jug të Kosovës dhe jemi të gatshëm të ju ofrojmë siguri për zhvillimin e jetës normale.
Në gjendje gatishmërie u tha se do të jenë edhe atë ditë që do të mbahet protesta por edhe gjatë gjithë kohës, ndërkohë që u shpreh besimi se shumë shpejt do të rregullohet edhe çështja e kufijve të Kosovës që të zgjidhët një herë e përgjithmonë ky problem. /2lonline/