DYLON

Sinani kërkon inkasimin e borgjeve ndaj komunës, por edhe që të paguhen obligimet ndaj operatorëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani ka mbajtur sot një takim me zyrtarët e Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave pr të diskutuar gjendjen financiare të komunës në dhjetë mujorin e këtij viti.

Në këtë takim kryetari Sinani kërkoi përkushtim sa më të madh të drejtorisë për të inkasuar të hyrat komunale.

EkoHigjiena

“Nuk jam i kënaqur si kryetar i komunës me performancën e treguar deri më tani, ju inkurajoj që të angazhoheni maksimalisht në grumbullimin e të hyrave komunale si dhe në inkasimin e borgjeve të vjetra që janë ndaj komunës. Gjithashtu kërkoj prej jush që të paguhen të gjitha obligimet ndaj operatorëve të ndryshëm në mënyrë që komuna të rikthej besueshmërinë e operatorëve ndaj komunës dhe të konsiderohet si një institucion shumë serioz” tha Sinani.

Në takim zyrtarët e Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave njoftuan për inkasimet e deritanishme të cilat u vlerësuan të jenë rreth 7% më të larta krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Gjithashtu u theksua se ditëve të fundit ka një hezitim nga ana e qytetarëve për të paguar obligimet, sidomos pas miratimit të vendimit për faljen e borgjeve nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për këtë pikë kryetari Sinani kërkoi që të njoftohen qytetarët se përfitues nga falja e borgjeve do të jenë vetëm ata që shlyejnë pjesën e mbetur të borgjit pas vitit 2008. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.