Sinani: Jemi në rrugë të mirë në zvogëlimin e shpenzimeve
/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal mbajti seancën e tretë të udhëhequr nga kryesuesi Bajram Dërmaku, ku mori pjesë edhe kreu i Komunës Begzad Sinani, i cili u shpreh ndër tjerash se shpenzimet komunale, në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojnë në shërbimet e qytetarëve.
“Jemi në rrugë të mirë në zvogëlimin e shpenzimeve, por nganjëherë krijohen edhe harxhime të pa planifikuara, siç ishte rasti me vërshimet, shkatërrimet e rrugëve ,por zvogëlimi i harxhimeve assesi nuk duhet të shkoj në dëm të shërbimeve të qytetarëve” , tha Sinani.
Përndryshe, në mesin e 12 pikave të shqyrtuara dhe të aprovuara gjatë seancës së sotme, ishte edhe miratimi i propozim-vendimi për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe ai për Komunitete. Në këto Komitete të gjitha partitë do të përfaqësohen në bazë të rregullave të parapara.
Po ashtu janë diskutuar edhe dy planet vjetore të punës: plani i Zyrës së Prokurimit dhe Auditimit të brendshëm, veç tjerëve. Po ashtu janë shqyrtuar edhe një sërë çështjesh, mes tyre edhe raportet një vjeçare të punëve të disa drejtorive. /2L ONLINE/
