(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpuntorë nga afër inspektoi punimet e rrugës që lidh fshatrat Muçiverë-Dajkoc-Kolloleq-Shipashnicë-Koretin me qytetin e Kamenicës.
“Është një një projekt i financuar nga Qeveria e Republikës Kosovës në bashkëpunim me komunën dhe këtyre banorëve të lokaliteteve do tu lehtësohet qarkullimi ne do të vazhdojmë me projekte të tjera me qëllim që qytetarëvë tu lehtësojmë qarkullimin” ka thënë Sinani.
Arsim Kryeziu -Udhëheqës i punimeve në kompaninë Papenburg Adriani e falenderoi kryetarin për vizitën dhe interesimin e tijë për të parë punët e rrugës që sipas tij, janë duke shkuar sipas planit dinamik. Punët e dheut priten të përfundohen në fund të javës kjo rrugë do të jetë e gjerë 7 metra,5.5 metra e asfaltuar me dy shtresa e gjatë 4 km është një rrugë me standarte të larta do të ketë të gjitha sinjalilimet horizontale dhe vertikale punët do të përfundojnë në muajin qërshor dhe do të bëhet inaugurimi i kësaj rruge./2lonline/