(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së kamenicës Begzad Sinani ka vizituar fshatin Hodonoc ku ka bërë edhe inspektimin e rrugës që është duke u asfaltuar. Në prani të dhjetëra qytetarëve të këtij fshati, kryetari Sinani tha se po mundohen që të përmbushin obligimet e tyre karshi qytetarëve.
Ai tha se koha e fushatës politike ka mbaruar dhe me gjithë të, kanë mbaruar edhe kohërat kur rrugët asfaltoheshin vetëm në fushatë ose para saj. Prandaj, kjo nuk është një fushatë politike. Është përpjekje për të përmbushur ato që i janë premtuar se do të përmbushen në vazhdimësi dhe që kanë të bëjnë me kërkesat e drejtpërdrejta të qytetarëve.
Komuna është e zotuar në vazhdimin e realizimit të projekteve të tilla të cilat përmirësojnë jetën e qytetarit tonë. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët për praninë dhe njëherit t’i uroj për këtë projekt duke shpresuar se nuk do të jetë i fundit në këtë fshat”, ka thënë veç tjerash kryetari Sinani. /2L ONLINE/