Sinani I PDK-së dhe Leci AAK-së nënshkruan marrëveshje për koalicion

Kamenicë – (2LONLINE) – Degët e PDK-së dhe të AAK-së në Kamenicë kanë arritur një marrëveshje koalicioni për garën e balotazhit që do të zhvillohet më 1 dhjetor. Në aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kandidati i PDK-së, për kryetar të Kamenicës, Begzad Sinani, ka thënë se subjekti politik i AAK-së dhe kryetari i kësaj partie, Lulzim leci, kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e ndryshimeve në të mirë të qytetarëve të Kamenicës.

Sinani ka thënë, se nga kjo marrëveshje politike të PDK-së dhe AAK-së, fitues do të jetë qytetari i Kamenicës, e kjo, sipas tij, nuk do të thotë se do të ndalen vetëm në këtë marrëveshje.

Sinani, ka bërë të ditur se së shpejti do të bëhet koalicion edhe me subjektin politik të AKR-së, e cila do të bashkëngjitet në kuadër të këtij koalicioni për Kamenicën

“Me këtë marrëveshje jam i sigurt se tashmë jemi shumë afër fitores sepse së shpejti do të nënshkruajmë marrëveshje edhe me AKR-në”, ka thënë Sinani. /Rexhë Hasani/2lonline/

KOMENTE