DYLON

Sinani, i gatshëm për t’i takuar bashkatdhetarët

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Të mërkurën e javës së ardhshme, kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani bashkë me drejtues të tjerë të Komunës, do të zhvillojnë një takim të hapur me kamenicasit që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë. Tubimi organizohet nga OJQ “Fortesa”, në kuadër të projektit “Kamenica mirëpret bashkatdhetarët” i mbështetur nga Ministria e Diasporës.

Sot në mëngjes, kryetari Sinani u takua me përfaqësuesit e “Fortesës” për të diskutuar për Tubimin me Bashkatdhetarët, ku tema bisede do të jenë; roli dhe rëndësia e Diasporës, gjendja e përgjithshme në Kamenicë dhe mobilizimi i administratës për shërbime efikase ndaj mërgimtarëve. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.