DYLON

Sinani: Hapja e vendeve të reja të punës çështje thelbësore për Kamenicën

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka pritur sot në takim disa investitorë austriak. Në këtë takim, është folur për mundësitë e investimeve në komunën e Kamenicës.

Kryetari Sinani tha me këtë rast se është shumë me rëndësi që në komunën e Kamenic[s të investohet në atë drejtim ku do të krijoheshin mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.

EkoHigjiena

“Për mua është me rëndësi që ju të jeni prezent në komunën tonë për hapjen e vendeve të reja të punës. Ne do t’u garantojmë që politikë nuk do të ketë në këtë drejtim”, ka thënë Sinani.

Ai ka thënë se komuna është e gatshme që t’u përmbahet të rregullave karshi zotimeve që merr konform investimeve në komunë. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.