Kryetari i Komitetit Ndërkombëtarë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM), Idriz Sinani, thotë se gjykata edhe sot i ka bë pengesë për të përcjellë procesin gjyqësor kundër Grupit të Kumanovës.
Sinani thotë edhe pse posedon leje të rregullt për përcjelljen e këtij rasti, policia sot i ka bë pengesa.
“Para dite nuk mu lejua ta përcjelli rastin. Njëri prej avokatëve më tha se vetë gjykatësja ka urdhëruar që IGFM-së t’i bëhen pengesa. Po shihet se Gjykata i ka shpallur ‘luftë’ IGFM-së”, deklaroi Sinani.
BURIMI: lajmpress.com