DYLON

Sinani: Gjaku i derdhur për liri, përbën obligimin tonë për ndërtimin e shtetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në dhjetëvjetorin e ndarjes nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, Besnik Osmani, të mërkurën është mbajtur një Akademi Përkujtimore, me ç’rast u vlerësua lart vepra e tij.

Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani, tha se Besniku la shembullin më të mirë se si duhet dhe mbrohet atdheu.

EkoHigjiena

“Ne i mbajmë gjallë të rënët jo vetëm në kujtimin tonë të përhershëm, por edhe duke i konkretizuar vlerat që ata na i lanë trashëgim”, ka thënë veç tjerash kryetari Sinani.

Kryetari Sinani veç tjerash ka thënë se gjaku i derdhur për liri “përbën krenarinë tonë sepse është themeli i Kosovës së pavarur”.

“Gjaku i derdhur për liri, përbën obligimin tonë për ndërtimin e shtetit”, tha ai. /2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.